Maqedonia Veriore

Qeveria punon intensivisht në amendamentet kushtetuese, ende nuk dihet kur do të dërgohen në Kuvend

Qeveria punon intensivisht në hartimin e amendamenteve kushtetuese, që të shkurtohen afatet sa më shumë që është e mundur, por tash për tash nuk ka datë të saktë kur ato do të dërgohen në procedurë kuvendore. Gjithë procesi, theksojnë nga atje do të jetë tërësisht inkluziv dhe transparent.

“Tashmë punohet në përgatitjen e amendamenteve kushtetuese, por për momentin datë e saktë dhe precize kur do të përfundojnë nuk kemi. Por, siç e e dini, duam t’i shkurtojmë afatet sa më shumë që është e mundur dhe amendamentet të hyjnë në procedurë kuvendore sa më shpejtë”, tha zëdhënësi Mile Boshnjakovski në konferencën e sotme të rregullt për shtyp në Qeveri.

Kuptohet, shtoi zëdhënësi qeveritar, procesi di të jetë tërësisht inkluziv dhe të gjithë deputetët në Kuvendin e RM-së, do të marrin pjesë në përpunimin e tyre final.

Në pyetjen e gazetarëve, Boshnjakovski u përqendrua edhe nëm thirrjen e kryetarit të VMRO-DPMNE, Hristijan Mickovski, që të jepet amnisti për të gjithë të dyshuarit për ngjarjet e 27 prillit.