Qeveria pritet ta votojë një pjesë të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, deri në 3 mijë € ndihmë për familjet kosovare

Qeveria e Republikës pritet që sot të mbajë mbledhjen e radhës.

Indeksonline mëson se njëra prej pikave kryesore do të jetë ndarja e mjeteve të përfshira në Pakon e Ringjalljes Ekonomike.

Bëhet fjalë për mbështetjen e likuiditetit familjar. Kësisoj, mësojmë se me qëllim të adresimit të likuiditetit familjar, do të subvencionohen kreditë për konsum deri në 3,000 euro.

Kjo do t’iu mundësoj shumë familjeve të mbyllin bilancet e kredit-kartelave që kanë interesa shumë të larta, dhe njëkohësisht të përgatiten për vjeshtë duke pasur likuiditetin e nevojshëm për mbulimin e shpenzimeve sezonale. /Indeksonline/