Qeveria Kurti ka diskriminuar Komunën e Skenderajt, duke mos e përkrahur financiarisht me ndonjë projekt kapital për vitin 2024.
Kjo ka nxitur reagime të shumta në opinion. Zyrtarët e kësaj komune kanë bërë me dije se kjo është një hakmarrje politike që kryeministri Albin Kurti po i bën këtij rajoni, i cili njihet si bastion i PDK-së.
Por, krejt qëndrime tjera kishte Kurti kur ishte në opozitë.
Asokohe ai kritikon Qeverinë Thaçi se nuk po e ndihmon sa duhet rajonin e Drenicës.
@ballkani.info Qeveria Kurti nuk ndau asnjë cent për Skenderajn. Para 10 vitesh Albin Kurti akuzonte Thaçin se s’spo e ndihmon Drenicën:“Nëse kështu po e ndihmon Qeveria Skenderajn besoj se Skenderaj ja del ma mirë pa ndihmen e saj”. #albinkurti #hashimthaqi #qeveriaekosoves #skenderaj #kosova🇽🇰 #paga #para #ndihma #kosovatiktok #vv #lvv #zgjedhje #thaçi #uc #bigbrothervipkosova ♬ original sound Ballkani.info
Në një tubim elektoral në vitin 2013, para qytetarëve të Skenderajt, Kurti kishte thënë se Qeveria e saj kohe vetëm kishte krijuar përshtypjen se po e ndihmon Drenicën.
“Qeveria e Kosovës e ka krijuar përshtypjen që po e zhvillon dhe po e ndihmon Drenicën shumë, mirëpo komuna e Skenderajt është komuna me nivelin më të naltë të papunësisë në Kosovë, plot 67 për qind, dhe nder komunat më të varfra në Kosovë. Nëse kështu po e ndihmon Qeveria e Kosovës Skenderajn, besoj që Skenderaj është shumë më mirë ia del pa ndihmën e Qeverisë së Kosovës”, ka thënë Kurti.
Asnjë projekt i ri nga Qeveria Kurti për Skenderajn
Diskriminimi i Skenderajt nga Qeveria Kurti ka nxitur reagime të shumta të opozitës dhe shoqërisë civile.
Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, ka bërë me dije se një diskriminim i tillë nuk është parë asnjëherë që nga viti 1999 e tutje.
“Instituti GAP ka publikuar analizën mbi Projektbuxhetin e vitit 2024, më ç’rast shihet më së miri diskriminimi i komunës së Skenderajt, duke mos u përkrahur financiarisht me ndonjë projekt kapital për vitin 2024. Kjo qasje e Qeverisë është vazhdim i një mendësie nihiliste e të çoroditur ndaj komunës sonë, e cila nuk është parë asnjëherë që nga viti 1999 e tutje. Zotohem para qytetarëve të Skenderajt, se Komuna jonë do të vazhdojë t’i çojë përpara projektet e planifikuara me buxhetin tonë vetanak, i cili ndonëse është i pamjaftueshëm, do t’i trajtojë kërkesat dhe nevojat e qytetarëve sipas prioriteteve!”, ka shkruar Nura në profilin e tij në “Facebook”.
Edhe më i ashpër në reagim ka qenë nënkryetari i kësaj komune, Sami Lushtaku.
“Veç një qeveri e drejtuar nga Albin Kurtoviq, bën një përjashtim të tillë ndaj Skenderajt!”, ka shkruar Lushtaku në profilin e tij në “Faceboo”.
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka vlerësuar se një verim i tillë i Qeverisë është përçarës.
“Paramendoni, Ferizaji që paguan afër 20% të tatimeve në krejt Kosovën, e që krijon dhjetëra mijëra vende pune dënohet nga Qeveria qendore me zero investime të reja kapitale. Skenderaji i lirisë së Kosovës, i Adem Jasharit dhe UÇK-së dënohet me zero investime poshtu. Njesoj edhe me një mori komunash tjera. A janë vallë fëmijët e qyteteve opozitare me pak të vlefshëm?” A janë drenicasit dhe ferizajasit e qindra mijëra qytetarë tjerë më pak të rëndësishem se ata të katër komunave të VV-së ku po shkojnë 60% e projekteve të reja kapitale? Pse po e ndani këtë popull, ose pse po vazhdoni ta ndani tash e sa vite”, ka shkruar ajo.
Ndërsa, analisti Ilir Mirena ka thënë se një diskriminim të tillë Drenica e kishte përjetuar vetëm në kohen e ish-Jugosllavisë.
“Përndryshe, për Drenicën ishin nda vetëm 185 mije euro, për Drenasin, ndërsa Skenderajin e kishin lanë me gishta n’gojë. Drenica kështu ka qenë e përjashtuar vetëm në kohen e Jugosllavisë, kohen e Fadil Hoxhes. Jo rastësisht, nipat e mbesat e këtij të fundit kanë gjetë strehë dhe shpresë tek Albin Kurti”, ka shkruar ai.







