Qeveria në mbledhje, pas pak pritet një lajm i mirë për mjekët dhe policët

Qeveria në detyrë është duke mbajtur mbledhje online momentalisht.

Në mesin e pikave të rendit të ditës, mësohet se është edhe propozim-vendimi për ndarjen e mjeteve financiare sipas kërkesës së Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë së Kosovës, për angazhimin e shtuar në terren të zyrtarëve policor aktiv drejtpërdrejtë ndaj pandemisë.

Po ashtu në këtë mbledhje po shqyrtohet edhe propozim-vendimi për aprovimin e shtesave mujore mbi bazë të personelit aktiv shëndetësor për muajt janar, shkurt dhe mars të vitit 2021.