Qeveria në detyrë e drejtuar nga Albin Kurti ka vazhduar gati gjithë këtyre ditëve që nga marrja e mandatit me shkarkime bordesh, sekretarësh, zyrtarësh etj. Në anën tjetër ka ngarkuar në borde aktivistë e kandidatë për deputetë të Vetëvendosjes. Nga çkapja në kapje janë parë vendimet e Kurtit për mbushen e bordeve me njerëz të partisë së tij.
Por jo vetëm kaq, qeveria ka nisur t’ua bëjë edhe vetë gjyqin disa personave të shkarkuar, duke u bërë presion direkt.
Kjo qeveri ka themeluar edhe komisione disiplonore për disa nga të larguarit, duke mos ia lënë këtë punë hetuesve e prokurorisë.
Ballkani.info ka siguruar dy vendime të nënshkruara nga kryeministri Kurti që kanë të bëjnë me themelimin e komisioneve disiplinore.
Këto komisione do të drejtohen nga Haki Abazi, zëvendëskryeministër në detyrë dhe Xhelal Sveçla, ushtrues detyre i ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës.
Një komision që do të drejtojnë Abazi dhe Sveçla është themeluar për të shqyrtuar rastin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Integrimeve Evropiane, kurse tjetri për rastin e Kryeshefit Ekzekutiv të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar.
Të dy vendimet për themelimin e këtyre komisioneve janë nënshkruar nga Kurti më datën 17 prill. /Ballkani.info/









