Qeveria në detyrë e Kosovës ka miratuar buxhetin e Komunës së Prishtinës, Gjilanit dhe Zubin Potokut.

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati tha se me miratimin e buxheteve të këtyre komunave ato mund të përfshihen në buxhetin e 2025 në mënyrë që të tejkalohen vështirësitë financiare.

“Deri më 30 shtator 2024 nuk kanë qenë të miratuara buxhetet e këtyre komunave. Këto tri komuna i kanë miratuar buxhetet tek pas këtij afati. Në pamundësi të mbajtjes së seancës të Kuvendit për shkak të zgjedhjeve, ato nuk kanë mundur të përfshihen në buxhetin 2025. Nëse miratohen nga Kuvendi, nga muaji tjetër këto komuna mund të përfshihen në buxhetin 2025 në mënyrë që të tejkalohen vështirësitë financiare”- tha Murati, më 31.10.2025.

Gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës është miratuar edhe projektligji për buxhetin e vitit 2026 në vlerë prej 4 miliardë eurosh.