Qeveria ndriçohet me flamurin e LGBT-së, Kurti vjen me mesazh

Qeveria e Kosovës është ndriçuar nga flamuri shumëngjyrësh, duke shënuar kështu Ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë.

Kjo vjen si solidarizim me personat e komunitetit LGBTIQ+.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, postoi një fotografi të ndërtesës së Qeverisë me flamurin shumëngjyrësh, derisa tha se jemi të gjithë barabartë, edhe nëse dallojnë në besim apo orientim.

Ai bëri thirrje që të gjithë të ngriten kundër çdo paragjykimi, jo vetëm në këtë ditë por çdo ditë.

“Në #IDAHOT, në shenjë solidariteti, ndërtesa e qeverisë sonë u ndez në. Diskriminimi na ndan dhe na ndan. Ne mund të ndryshojmë për sa i përket orientimeve dhe besimeve tona, por të gjithë jemi të barabartë. Le të ngrihemi kundër të gjitha llojeve të paragjykimeve, jo vetëm sot, por çdo ditë’’, shkroi Kurti.