Qeveria ndan 6.8 milionë euro për barna nga lista esenciale, miraton Kornizën Afatmesme për vitet 2022-2024

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të ndajë 6.8 milionë euro për furnizimin me barna nga lista esenciale, ndërsa ka miratuar Kornizën Afatmesme për vitet 2022-2024.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë gjatë mbledhjes se mjetet nga pika 1 e këtij vendimi ndahen nga programi i rimëkëmbjes ekonomike, e që kanë për qellim sigurimin e furnizimit me barna esenciale nga MSh-ja

“Me këtë propozim vendim ndahen mjete financiare në vlerë prej 6.8 milionë euro në MSH në programin shërbime përkatëse farmaceutike me kod 71-300 në kategorinë e shpenzimeve të mallrave dhe shërbimeve. Mjetet nga pika 1 e këtij vendimi ndahen nga programi i rimëkëmbjes ekonomike nga kategoria e shpenzimeve subvencioneve dhe transfere. Kjo bëhet me qëllim që të sigurohet furnizimi me barna esenciale nga MSh-ja”, tha ai.

Po ashtu Qeveria në mbledhjen e sotme shqyrtoi dhe miratoi Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve, ndërsa u tha se beteja për mposhtjen e pandemisë Covid-19 dhe rimëkëmbja ekonomike janë dy synimet kryesore të Qeverisë.

Ministri Murati bëri të ditur se të hyrat buxhetore në tremujorin e parë kanë shënuar rritje për 30 për qind

“Ky dokument reflekton dy prej synimeve të qeverisë që janë beteja për ta mposhtur pandeminë, si dhe rimëkëmbja ekonomike pas pandemisë. Për të hartuar Cash-in përveç që kemi synuar të adresojmë të gjitha sfidat e Covid-19 duhet theksuar se ky dokument është një linjë me objektivat e qeverisë së strategjisë kombëtare për zhvillim, si dhe me programi ne reformave ekonomike. Gjatë periudhës janar-prill 2021 të hyrat total buxhetore kanë shënuar rritje prej 30 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Të hyrat buxhetore për periudhën afatmesme pritet të stabilizohen duke u bazuar në projeksionet makro-ekonomike duke shënuar një rritje mesatare prej 7 për qind”, tha ai.

Ministri Murati po ashtu gjatë këtyre 4 muajve tha se ka pasur edhe rritje të shpenzimeve për shkak pandemia Covid-19.

Sipas tij, në përgjithësi gjatë vitit 2021 shpenzimet buxhetore pritet të rriten për 9.8 për qind apo 2019 milionë euro në vlerë nominale

Pagesa në formë direkte në formë të avancit për reagim emergjent ndaj Covid-19.

Duke marr parasysh që marrëveshja në mes të ministrisë së Shëndetësisë dhe Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbime të projekteve që buron nga ligji për ratifikimin e marrëveshjes kornizë për kredi ndërmjet Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës dhe Kosovës, instrumenti për financim të sektorit publik për reagim emergjent ndaj Covid 19. Kjo parasheh ndërtimin e zingjirt të ftohtë dhe prokurimin e pajisjeve mjekësore të ndërlidhura me vaksinim për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19. Marr parasysh rregullat e disbursimit dhe prokurimit të Bankës për Zhvillim të KE-së të cilat janë pjesë e marrëveshjes së ratifikuar që cekin aranzhimet e veçanta të projektbve me agjencitë e kombeve të bashkuara mundësinë e pagesës me avanc, pagesë e njëehrshme si dhe në zbatim të neit 14 të ligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republiëks së Kosovës për vitin 2021. Pagesa e avancit sipas këtij vendimi kushtëzohet me pranimin e fondeve të kredisë nga BZHKE dhe pas pranimit të fondeve ato regjistrohen në SIMFK me fondin burimor përkatës dhe për pagesën e avancit përdoren këto kode” .