Me një minutë heshtje ka nisur sot mbledhja e Qeverisë në detyrë, e udhëhequr nga kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj.

Kjo në nderim të policit Sami Thaçi që vdiq mbrëmë gjatë një aksioni anti-drogë në Zhur të Prizrenit.

Për familjen e të ndjerit, Qeveria në detyrë ka marrë vendim për ndarjen e 15 mijë eurove.

Për dy policët e lënduar në këtë operacion, Artur Mrasori dhe Jetmir Hasani, qeveria ka ndarë nga 10 mijë euro.