Qeveria e Kosovës në vazhdën e masave për parandalimin e koronavirusit në Kosovë, kanë marrur vendimin që edhe shtrëngimi i duarve të ndalohet nga sot.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë për media thanë se do ndalet shtrëngimi i duarve, por kjo nuk do të thotë asgjë për raportet kolegiale, thjeshtë për siguri, shkruan Ballkani.info.
Pak minuta më parë u morë vendimi për ndërprerjen e mësimit deri në datën 27 mars./Ballkani.info/







