“Qeveria me jetëshkurtër”, mediat serbe shkruajnë për rënien e Kurtit

Mediat serbe i kanë kushtuar artikuj rënies së Qeverisë ‘Kurti’

Qeveria e Albin Kurtit zgjati vetëm 51 ditë, para se të rrëzohej nga një votë mosbesimi në Kuvendin e Kosovës, me 82 vota pro dhe 32 kundër, kështu nis shkrimin Radio Televizioni i Serbisë.

RTS, shkruan edhe për shkarkimin e Agim Veliut nga posti i ministrit, njëra ndër arsyet që çoi në prishje të koalicionit.

Për rrëzimin e Qeverisë Kurti, ka shkuar edhe gazeta serbe Novosti.  Kjo gazetë shkruan për debatin e ashpër në Kuvendin e Kosovës i cili zgjati gjatë gjithë ditës, si dhe për mos votimin e këtij mocioni nga ana e kryetares së Kuvendit, Vjosa Osamni.

Në shkrimin e Tanjug, medium ky i afërt me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, thuhet se shumica e deputetëve në Kuvendin e Kosovës mbrëmë votuan kundër Qeverisë së Albin Kurtit.

Për rrëzimin e Qeverisë se Kosovës kanë shkuar edhe shumë media të tjera.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti u rrëzua mbrëmë me 82 vota për, 32 kundër dhe një apstenim, nga një mocioni i iniciuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, parti kjo e cila ishte pjesë e koalicionit qeverisës.