Qeveria Kurti ia mundësoi kundërligjshëm 5 milionë euro ‘ndihmë’ LIMAK-ut

Vendosën në ditën e fundit të qeverisjes së tyre që t’ua mundësojnë Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, të shfrytëzojë pesë milionë eurot që i kishte si garanci rezervë në Bankën Qendrore të Kosovës.

Por, dokumenti i nënshkruar në ditën e fundit te mandatit të Qeverisë Kurti, po del te jetë i kundërligjshëm.

Ndihma që shteti i Kosovës ia dha kompanisë “LIMAK” u bë pa dijeninë e Komisionit për Ndihmë Shtetërore. Për këtë vendim ata mësuan nga mediat.

Dokumenti i nënshkruar në ditën e fundit të Qeverisë Kurti, e që thuhet se është marrë pas takimit të Komitetit për partneritet publiko privat del të jetë I kundërligjshëm.

“Komisioni për Partneritet Privatio Publik edhe të gjitha institucionet e tjera qendrore dhe lokale, sipas ligjit duhet të informojnë institucionet e ndihmës shtetërore brenda 7 ditëve të punës, për çdo plan për dhënien e ndihmës së re, pavarësisht nga forma dhe përfituesi”
Ende ka shumë paqartësi se si u mor vendimi e cili I mundësoi ANP “Adem Jashari” të shfrytëzojë pesë milionë euro që i kishte si garanci rezervë në Bankën Qendrore të Kosovës.

Me këtë vendim u shty për vitin tjetër pagesa për 10 milionë euro tarifë e koncensionit për 2019-20.

Ish- ministri Infrastrukturës ka thënë se nuk ishte në dijeni, sepse nuk mori pjesë në mbledhje e fundit të Komitetit.

Limaku mund të obliogeht që në një afat prej 10 vjetësh ta kthejë ndihmën prapa.