Qeveria Kurti nuk ka ekzekutuar pensionet dhe shtesat e fëmijëve para festës së Fitër Bajramit, duke lënë shumë familje në vështirësi financiare, kur dijmë se sa i gjatë dhe vështirë për nga shpenzimet është muaji i madhërishëm i Ramazanit.

Kjo sjellje e qeverisë është e përseritur, pasi shumë familje mbështeten në këto pagesa për të përballuar shpenzimet e tyre të përditshme.

Në të kaluarën, para zgjedhjeve, qeveria kishte ekzekutuar pensionet dhe shtesat e fëmijëve para festës për të fituar simpatinë e popullit, shkruan Ballkani.info.

E njejta gjë pati ndodhur në korrik të vitit 2021, pak muaj pasi formoi qeverinë Kurti ll, ku as atëherë s’pati ekzekutuar pagesat para festës, ndërsa disa herë të tjera e sidomos para zgjedhjeve, Ministria e Financave kishte ekzekutuar pensionet dhe shtesat e fëmijëve para festës, duke u thirrur në atë që do duhej të thirrej edhe ditën e premte, para Bajramit të madh, nevojen e qytetarëve për këto mjete.

***********

17 KORRIK 2021

“Për nder të festës së Bajramit të Vogël – Kurban Bajrami, Ministria e Financave nuk e ka bërë ekzekutimin e pagesave për muajin korrik të skemave sociale dhe pensioneve.

Kështu kanë thënë nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.

“Jo pensionet nuk kanë dalur ende, do të dalin pas festës së Kurban Bajramit, si gjithmonë me datë 23”, thonë nga Ministria e Financave.

Kujtojmë se vitet paraprake pensionet kanë dalur disa ditë më herët për festen e Bajramit”, thuhej më 17 korrik të vitit 2021.

Kabineti Kurti II ishte qeveria e Republikës së Kosovës në detyrë dhe e dyta e udhëhequr nga Albin Kurti, e cila u formua më 22 mars 2021./Ballkani.info/