Qeveria ia vazhdon mandatin kryetares së Komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimit

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që t’ia vazhdojë mandatin kryetares së Komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimit, Nesrin Lushta.

Vendimi është propozuar nga Ministria e Drejtësisë, ndërsa është miratuar nga anëtarët e ekzekutivit pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

Gjatë leximit të propozim-vendimit, zëvendësministri i Drejtësisë, Florian Dushi e ka vlerësuar Lushtën.

“Zonja Lushta për katër vite ka qenë kryetare e këtij komisioni dhe ka dhënë një kontribut të çmuar në drejtimin e komisionit”,ka thënë Dushi ndër tjerash.