Qeveria Hoti me 5 zv.kryeministra, Blerim Latifi: Po vazhdon avazi i vjetër

Qeveria e re të cilën po synojnë ta formojnë LDK-ja, AAK-ja, NISMA-t dhe pakicat, duke mos përjashtuar edhe AKR-në e Behgjet Pacollit, po raportohet se do t’i ketë hiç më pak se 5 zv.kryeministra, për secilën parti të koalicionit nga një.

E ndaj këtyre raportimeve ka reaguar Blerim Latifi, ish-këshilltar i Kadri Veselit, i cili ka thënë se siç duket po vazhdon avazi i vjetër për të kënaqur apetitet e njerëzve për pushtet.

“Po flitet se qeveria e re do t’i ketë së paku pesë zëvendëskryministra. Pra, po vazhdon avazi i vjetër i shpikjes së pozitave qeveritare për të kënaqur apetitet e njerëzve për pushtet. Edhe po të kërkojmë në të gjithë fjalorët politikë të botës, për këtë praktikë veç një term kemi me gjetë: korrupsion politik”, ka shkruar ai në Facebook.