Qeveria greke beson në zbatimin e marrëveshjes së Prespës
Zëdhënësi i Qeverisë greke, Dimitris Canakopulos tha se kryeministri Zoran Zaev ka fuqi politike dhe shumë opsione për t’i zbatuar ndryshimet kushtetuese, por pa zbuluar se çfarë opsionesh nënkuptonte.
Canakopulos ka shtuar se Athina po ndjek me vëmendje të posaçme periudhën kohore të zbatimit të obligimeve nga ana e Shkupit, pas çka Marrëveshja e Prespës do të duhet të ratifikohet në Kuvendin e Athinës.
Deputeti i Syrizas, Kostas Duzinas ka theksuar se referendumi i mbajtur në IRJM nuk ka qenë i parashikuar me Marrëveshjen e Prespës, por ndryshimet kushtetuese me çka do të tejkalohen papërgjegjshmëritë e mbetura.
Duzinas ndër tjerash akuzoi “Demokracinë e Re” opozitare se kundërshton marrëveshjen, për shkak se sipas tij nuk dëshiron zgjidhje të problemit të emrit dhe nuk i intereson interesi kombëtar.
Ndërkohë Zv/Ministrja e Rendit Publik dhe Mbrojtjes së qytetarëve, Katerina Papakosta tha se do ta mbështesë marrëveshjen nëse kjo është në interes kombëtar.
Papakosta e cila paraprakisht ishte anëtare e “Demokracisë së Re” mohoi se është bërë pjesë e Qeverisë vetëm që të votojë “pro” marrëveshjes.