Qeveria e VV’së e harron Veriun e Kosovës: Në statistika zyrtare nuk i fusin të infektuarit me koronavirus nga atje

Partia qeverisëse në vend që doli e para në zgjedhjet e 6 qërshorit, Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një tabelë me statistika rreth përhapjes së pandemisë në vend. Në fotografinë e postuar nga VV, siç shihet nuk janë llogaritur fare rastet e infektuara me koronavirus në veri të Kosovës.

Në statistikat e publikuara në llogarinë zyrtare në Facebook të Lëvizjes Vetëvendosje, figurojnë 145 persona të prekur nga koronavirusi, 23 të shëruar e tre të vdekur.

Partia që qeverisë në vend, në fotografinë e postuar para gjashtë orëve, nuk i ka përfshirë rastet me koronavirus në veri të Kosovës, e që janë mbi 20 të infektuar e një i vdekur.