Qeveria e Shqipërisë ia mbyll derën Kinës për rrjetin e internetit 4G dhe 5G

Qeveria e Shqipërisë e ka miratuar në parim memorandumin bashkëpunimit me SHBA-në, sa i takon sigurisë së rrjetit 4G dhe 5G.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

SHBA më herët i ka kërkuar vazhdimisht nga Shqipëria që të ketë kujdes në dhënien e së drejtës për azhornimin e rrjetit 5G, raporton Top Channel.

Vendimi i plotë:

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MEMORANDUMIT TË MIRËKUPTIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS, PËR SIGURINË 4G DHE 5G

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për sigurinë 4G dhe 5G, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi