Qeveria e Serbisë reagon për dënimin e Stanishiqit: Serbët po gjykohen sipas përkatësisë etnike

Goran Stanishiq është dënuar me 20 vite burgim nga Gjykata Themelore në Prishtinë, pasi u gjet fajtor për vrasjen e 13 civilëve në Sllovi të Lipjanit gjatë luftës së fundit në Kosovë.

E ashtuquajtura Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka reaguar duke thënë se Stanishiq u dënua pa fakte të mjaftueshme.

“Me vendimin e sotëm të gjykatës janë bërë shkelje të shumta procedurale, për shkak të faktit se ai është dënuar me 20 vjet burg, dënim ky qënë kohën e krimit nuk ekzistone Kodin Penal. Ajo që na tregon trajtimin e pabarabartë që Stanisic mori gjatë gjykimit është fakti se asnjë nga fqinjët dhe miqtë e viktimave nuk e identifikuan atë si autor pas krimit, por që ata ndryshuan deklaratat e tyre 20 vjet më vonë. Në të njëjtën kohë, gjykata refuzoi të ballafaqohej me dëshmitarët me dëshmitë e tyre të mëparshme dhe kontradiktore në deklaratat e dhëna në 1999, 2000, 2005 dhe 2006. “vite në të cilat Stanisic nuk përmendet fare”, thuhet në deklaratë.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, i akuzuari Goran Stanishiq, si pjesëtar i forcës policore rezervë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, në muajin prill të vitit 1999, gjatë luftës në Kosovë, në kundërshtim me rregullat e të drejtës ndërkombëtare humanitare, gjatë një sulmi të gjerë dhe sistematik të forcave ushtarake paramilitare dhe policore serbe kundër popullatës civile shqiptare, në fshatrat Sllovi dhe Tërbovc, në bashkëveprim me pjesëtarë të tjerë të këtij njësiti, kishte marrë pjesë në dëbimin e popullatës civile shqiptare dhe në kryerjen e vrasjeve dhe veprimeve të tjera të kundërligjshme.