Qeveria e Serbisë organizon transport falas për qytetarët e Kosovës që duan ta marrin vaksinën

E ashtuquajtura Zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë ka lëshuar një komunikatë në lidhje me vaksinat sot.

Sipas kësaj komunikate, 1700 qytetarë të komunitetit serb kanë aplikuar për vaksinim javën e kaluar.

Kjo është tre herë më shumë se aplikimi i para dy jave. Shtohet se Zyra për Kosovë organizon transport falas për qytetarët nga territori i Kosovës të cilët janë të interesuar dhe që kanë aplikuar për të marrë vaksinën, raporton Informer.rs.

Deklarata thotë se deri më tani, më shumë se 10,500 qytetarë nga komunitetet serbe në Kosovë vaksinuar.