Qeveria e re e Kosovës në krye me Avdullah Hotin nesër do të mbajë mbledhjen e dytë. Sipas rendit të ditës të siguruar nga Ballkani.info mbledhja do të mbahet në orën 12 në ndertesën e Qeverisë.
Për dallim nga qeveria e kaluar, Qeveria e re duket se do të jetë më transparente sa i përket njoftimeve për mbledhje dhe rendin e ditës.
Qeveria e ish kryeministrit Albin Kurtit njoftimet për mbledhje dhe rend dite nuk i bënte të ditur dhe mbledhjet i mbante zakonisht në orët e vona të ditës.
Nesër në rend dite do të jetë shqyrtimi i Programit të Qeverisë së Kosovës për vitet 2020-2023, pastaj shqyrtimi i propozim-vendimet për ndarjen e mjeteve financiare për familjen e Agon Musliu.
Qeveria Hoti u votua dje në Kuvendin e Kosovës me 61 vota. /Ballkani.info/








