Zgjedhjet në Kosovë do të mbahen me 6 tetor. Ramush Haradinaj dha dorëheqje pas ftesës nga Gjykata Speciale.
Nuk do të ketë koalicione në mes partive të mëdha siç kishte në zgjedhjet e vitit 2017.
Por, Qeveria e dalur nga 6 tetori a do të jetë ajo që do të nënshkruajë marrëveshjen me Serbine?
Ballkani.info ka kontaktuar me analistin, Faik Krasniqi i cili tha se Bashkësia Ndërkombëtare i ka bërë me dije Kosovës dhe Serbisë së marrëveshja duhet të arrihet sa më shpejt
“Bota ka probleme më të mëdha se Kosova dhe Serbia. Marreveshja Kosove-Serbi është në fazen finale të saj. Bashkësia Nderkombetate ua ka bërë me dije të dyja palëve, që kjo marrëveshje duhet të permbyllet. Se në çfare menyre do të permbyllet, nuk mund ta dimë me saktësi. Fillimisht do te hiqet taksa ndaj Serbisë, per te vazhduar dialogu si kusht i Serbisë dhe BE-se. Pas heqjes së takses do te rifillojnë bisedimet. Do të ndodh liberalizimi i vizave brenda disa muajsh per qytetarët e Kosovës. Besoj që në gjysmen e dytë të 2020 do te permbyllet kjo marreveshje”, tha ai.
Partit politike në fushatë po përmendin edhe qëndrimet e tyre që kanë në lidhje me marrëveshjen. Ramush Haradinaj ka deklaruar se nuk do të ketë compromise sa i përket territorit, njëjtë ka deklaruar edhe Vjosa Osmani nga LDK. /Ballkani.info/
Chat conversation end
Type a message…







