Qeveria dhe GIZ me projekt prej 2.4 milionë euro për sektorin privat

Një projekt mes Ministrisë së Inovacionit dhe GIZ-it gjerman i cili do të kushtojë 2.4 milionë euro është miratuar sot nga anëtarët e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Rini, Sporte , Inovacion dhe Ndërmarrësi.

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj tha se ky projekt ka për qëllim përkrahjen e sektorëve privat.Ai sqaroi se projekti është tre vjeçar, ku do të përfshijë katër fusha.

Deputetja e AAK-së Teuta Haxhiu, ka mbështetur këtë projekt, duke e quajtur serioz meqenëse edhe është planifikuar buxheti për të.

Ministri i Inovacionit Besim Beqaj , ka përmendur edhe kampin ushtarak në Prizren, ku siç tha ai, ky kamp nuk do të jetë më aty, dhe i njëjti do të shndërrohet në park gjermano-kosovar, i cili do të shërbejë për inovacion dhe trajnime.