PDK

“Qeveria akuzon se po i çojmë rastet në Kushtetuese, çka duhet të bëjë PDK-ja? Të marrë gurë e gaz?”

Me 26 qershor Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka vendosur në rastin e parashtruar nga Abelard Tahiri dhe nëntë deputetë të tjerë të Kuvendit të Kosovës, duke shpallur të pavlefshëm Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Ky vendim u arrit me pesë vota për dhe katër kundër.

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda thotë se nëse një gjë është jo-kushtetuese nuk ke pse të kesh frikë prej saj nëse jeton në një shtet që është demokraci.

Teksa shton se PDK-ja ka evidentuar edhe raste tjera si kjo.

“Mendoj që nuk bëhet fjalë për frikë. Diskutimi që duhet bërë është se si është e mundur që ndodhin shkelje kaq thelbësore të Kushtetutës nga Qeveria e Kosovës, dhe si është e mundur që shkeljet të përsëriten vazhdimisht sepse përveç ligjit për konfiskim të pasurisë së pajustifikueshme ne kemi evidentu edhe raste të tjera kur qeveria ka përsëritur shkeljen e njejtë të kushtetutës që e ka bërë më herët,” tha Gruda në “Debat Plus” RTV Dukagjini.

Gruda thotë që mendon se janë dy arsye se pse ndodhin shkeljet, sipas tij mungesa e kompetencës bazike dhe propaganda politike që qeveria tenton ta përkthej në norma juridike.

“E para mungesa themelore e kompetencës bazike sepse kur unë dhe avokati kur marim të shkruajmë një kërkesë për gjykatë kushtetuese në leximin e parë e dallojmë që është jokushtetuese dhe besoj që juristët kolegë e dallojnë këtë dhe e dyta është që këta tentojnë propagandën e vet po0litike panfletët politike me I përkthy në norma juridike, nuk e duron teksti ni një norme juridike gjuhën politike, këta dojnë të bëjnë propagandë me folë popullizëm dhe mundsisht me mujt mi përkthy në norma juridike e ato janë të padurueshme për standardin e pjesës së botës që i përkasim ne,” shtoi Gruda.

Gruda shprehet se ka mendim që ka një djallëzi politike dhe se ka akuza ndaj PDK-së.

“Prapa këtyre shkeljeve që bëhen me qëllim që në fund të justifikohen të thonë ja gjykata kushtetuese ja opozita, që bëhet një akuzë për PDK-në që thojnë po i çon rastet në Gjykatë Kushtetuese, nuk ka akuzë më absurde, çka duhet të bëjë PDK-ja, me marrë gurë, gaz? “