Qeveria

“Qeveri me hapa të breshkës” – Analistët: Jemi në fushatë zgjedhore, opozita në rrezik që ta humb prapë betejën

Njohësi i çështjeve politike, Dritëro Arifi thotë se ka përgatitje për zgjedhje parlamentare.

Arifi në një prononcim për GazetaBlic thekson se, këtë e vërtetojnë më së miri videot e publikuara nga partia në pushtet dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Videot e fundit që u publikuan nga partia në pushtet dhe kryeministri Kurti po tregojnë që për katër vite, kemi zhvillim me hapa të breshkës andaj mendoj se ka përgatitje për zgjedhje parlamentare”, tha Arifi.
“Po vërehet se nuk është vetëm presioni i jashtëm për zbatimin e marrëveshjes franko-gjermane, por edhe ai i brendshëm sepse qytetarët e vërejnë më së mirë atë çfarë bën e çfarë nuk bën Qeveria”, shton ai.

Sipas Arifit, Vetëvendosje tashmë e ka kuptuar që nëse qëndron në pushtet ende, do të dobësohet.
“VV’ja e ka kuptuar se aq më shumë që do të rrinë në pushtet, aq më shumë do të dobësohet”, tha Arifi.

Ndërsa sipas njohësit së politikës, Fidan Ukaj thotë VV’ja gjithmonë ka provuar ta mbajë elektoratin me video të tilla.

Ukaj në një prononcim për GazetaBlic thekson se, partia në pushtet e ka shtuar këtë dinamikë, pasi jemi tash në vit zgjedhor. Këtë Ukaj e quan manipulim tek opinioni publik për mos punën e tyre.