Blerim Sallahu i Vetëvendosjes, i njohur gjerësisht përmes frazës së “vajit në tepsi” ka kërkuar nga Prokuroria e Shtetit që “urgjentisht” ta ndalojë Ganimete Musliun e PDK-së, pasi kjo e fundit kërkoi fjalën në Kuvend të Kosovës dhe ia ndali Avni Dehari, dhe që për rrjedhojë e mbylli edhe seancën.

Postim i Sallahut:

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhë e PDK-së, Ganimete Musliu, ka konsumuar veprën penale të sanksionuar me Kodin Penal në fuqi, duke penguar personin zyrtar, z. Avni Dehari në kryrjen e detyrave zyrtare.

Ftojmë Prokurorinë e Shtetit që urgjentisht të merret me rastin konkret!

Shteti duhet të funksionojë me çdo kusht dhe në çdo rrethanë!

Më poshtë mund ta shiheni se si deputetja në fjalë pengon z. Avni Dehari në kryerjen e detyrave zyrtare!