Qesharake: Feraj i VV-së shpreson që Escobari, Hilli e Hovenier do ta mbështesin Joe Biden për dialogun Kosovë-Serbi

Anëtari i Vetëvendosjes, Hysamedin Feraj, ka folur për garat që po bëhen për vendosjen e agjendës së dialogut Kosovë-Serbi.

Ai ka treguar se sipas “presidentit amerikan, Biden, programi i dialogut duhet të ketë në qendër njohjen reciproke”, ndërsa sipas “presidentit serb, Vuçiq, programi i dialogut duhet të ketë në qendër krijimin e asocacionit”.

Feraj ka shprehur dyshime duke thënë se “shpresoj që presidenti Biden të mbështetet po ashtu nga administrata e tij, edhe nga i dërguari i DASH, Gabriel Escobar, si dhe ambasadorët Christopher R. Hill dhe Jeffrey Havonier”.

Shkrimi i plotë i tij:

Gara për vendosjen e agjendës së dialogut Kosovë-Serbi:

■ Sipas presidentit amerikan, Biden, programi i dialogut duhet të ketë në qendër njohjen reciproke;

■ Sipas presidentit serb, Vuçiq, programi i dialogut duhet të ketë në qendër krijimin e asocacionit.

Vendosja e agjendës (“agenda setting”) është burim dhe tregues pushteti.

Kosova mbështetet dhe mbështet “pushtetin Biden” në vendosjen e agjendës së bisedimeve.

Shpresoj që presidenti Biden të mbështetet po ashtu nga administrata e tij, edhe nga i dërguari i DASH, Gabriel Escobar, si dhe ambasadorët Christopher R. Hill dhe Jeffrey Havonier.

Filloi viti i ri.