Avokati

Qerkini: Dëshmitari Abrahams u deklasua, ai s’ka parë me sytë e tij asnjë krim

Avokati Artan Qerkini deklaroi në Pressing në T7 se dëshmitari Abrahams është deklasuar dhe sipas tij në këtë mënyrë duhet sfiduar edhe dëshmitarët e tjerë.

Teksa po komenton procesin në Hagë, Qerkini tha se mbrojtja ka arritë ta sfidojë dëshmitarin në fjalë.

“Unë mendoj që ai është deklasu, ngase mbrojtja ka arritë ta sfidojë duke i parashtruar pyetje nëse ai drejtpërdrejt i ka vrojtuar faktet të cilat i ka shkruar në raport, apo jo dhe përgjigja e tij ishte jo, se ai ato fakte i ka mbledh nga raportet e tjera e që në esencë ato raporte nuk mund të jenë të besueshme, për vet faktin se kush i ka përpilu”, tha ai.

“Është shumë mirë që një dëshmitar i tillë është deklasuar në kuptimin procedural të fjalës sepse Humans Rights Watch është një organizatë kredibile dhe thjeshtë dëshmia e tij e ka vënë në pikëpyetje edhe vet kredibilitetin e organizatës. Prandaj është shumë mirë që ai dëshmitar është sfiduar dhe në këtë mënyrë kishte me qenë mirë mi pa edhe dëshmitarët e tjerë si po sfidohen”, tha ai.

Po ashtu ai tha se “për fat keq 75% e seancave janë të mbyllura dhe nuk po kemi mundësi me përcjellë gjykimin në tërësinë e tij”.