Qeni pret pranë shtratit bosh të pronarit në spital, pa e kuptuar se ai ka ikur përgjithmonë

Një fotografi e një qeni duke pritur pranë një shtrati të zbrazur në një spital në SHBA, është bërë hit në rrjete sociale – dhe arsyeja është prekëse.

Qeni besnik, që mban emrin Moose, u fotografua duke pritur pronarin në shtratin e zbrazur të spitalit ku ai kishte qëndruar, pa e kuptuar se ai kishte vdekur dhe nuk do të vinte më kurrë.

Moose qëndroi pranë shtratit të pronarit të tij, duke pritur që ai të kthehej, pa e ditur se ai kishte vdekur. Falë fuqisë së rrjeteve sociale, Moose ka marrë shumë kërkesa për adoptim – dhe të gjithë u lumturuan që ai më në fund do të ketë një shtëpi ku të qëndrojë, pasi pronari i tij i vjetër nuk jeton më.

loading…