Qëndrojnë 40 ditë të mbyllur në shpellë, pa asnjë kontakt me botën (VIDEO)

Për 40 ditë, 15 hulumtues vullnetarë u mbyllën në shpellën e Lombrives në Francë.

Pas kësaj periudhe, ata për herë të parë u ndeshën me rrezet e diellit, andaj me patjetër duhej të bartnin syze për mbrojtje të syve.

Larg kontaktit me të tjerët, pa asnjë mjet teknologjik, madje edhe pa orë e kalendar, tetë burra dhe shtatë gra, këta humbën edhe sensin e kohës.

“Ja ku jemi, ikëm vetëm për 40 ditë. Ishte befasuese për neve kur morëm vesh se përfundoi koha në shpellë, sepse sipas llogaritjeve tona, kishim vetëm 30 ditë brenda”, tha Christian Clot, drejtor i projektit.

E gjithë kjo është pjesë e projektit shkencor “Deep Time” të Institutit të Adaptimit Njerëzor që studion përshtatjen e njerëzve ndaj ndryshimeve rrënjësore të jetesës.

Motiv për këtë janë ndryshimet e shkaktuara nga pandemia COVID-19.

Sjellja dhe gjendja e banorëve të shpellës është monitoruar vazhdimisht, përmes disa një pilule me censorë që vullnetarët e kanë gëlltitur para eksperimentit.

I gjithë projekti kushtoi rreth 1.2 milionë euro.