Qëndroi për katër ditë në pyllin ku ka edhe arinj, momenti i shpëtimit të pesëvjeçares

Një pesëvjeçare ka shpëtuar nga kthetrat e një ariu të egër pasi u shpëtua nga shërbimet e emergjencës.

Sipas mediave të huaja, Zarina Avgonina, kishte humbur për katër ditë në pyjet ruse ku ka edhe arinj, pasi u përpoq të ndiqte pas gjyshen e saj që kishte shkuar për të mbledhur kërpudha.

Fillimisht u krijua frika se Zarina mund të jetë mbytur pasi pyjet në zonën e Nizhny Novgorod kanë lumenj të thellë dhe të shpejtë.

Dhe kjo frikë ishte rritur pas qenët e shpëtimit nuk kishin arritur të gjejnë ndonjë gjurmë të saj, për të cilën u tha se është ‘e ndrojtur dhe e trembur nga burrat’.

Por shpresat u rritën kur shpëtimtarët gjetën gjurmët e saj.

Gjithsesi, asgjë nuk ishte e sigurtë, aq më pak kur në ato pjesë ishin vërejtur edhe gjurmë të ariut.

Megjithatë, një kërkim masiv përfshirë vullnetarë u realizua për vajzën me gra në secilin grup të vendosur për të thirrur emrin e saj – në mes të frikës se ajo do të fshihej nga burrat.

Në pjesën e fundit të natës të kërkimit, një ekip shpëtimi arriti të ndiqte gjurmët e saj dhe pa sytë kafe të vajzës së frikësuar “mes një grumbulli degësh”.

Zarina u zbulua se vuante nga rraskapitja dhe dehidratimi i rëndë, e lumtur që të shijojë çdo furnizim të ofruar nga ekipi i shpëtimit.

Në pyetjen e njërit prej shpëtimtarëve që e kishte kapur vajzën në krahë, nëse është e frikësuar, ajo i është përgjigjur në mënyrë interesante – madje duke befasuar të gjithë: “Jo! Unë jam vetëm e etur dhe dua të ha tortë dhe të shkoj në shtëpi!”.

Zarina u gjet rreth një milje nga fshati Stepanovka nga ku ishte zhdukur. Ajo u transportua më vonë nga pylli dhe u dërgua në spital.

loading…