Qëndresa Krelani godet Zhegrovën: Kush puth më shumë femra se kupa, nuk është futbollist

Qëndresa Krelani është moderatore dhe komentatore e futbollit në Kosovë dhe padyshim është njëra ndër femrat më të përgatitura në këtë profesion.

Asgjë më shumë sesa një dashuri të tepruar kishte theksuar më herët Krelani për Zhegrovën. Madje kjo është vërtet shumë pak në krahasim me realitetin e një njeriu që nisur nga “Instagrami”, po rrezikon edhe karrierën futbollistike.

Nuk e thotë Krelani, por trajneri i Genk më herët dhe i Bazelit në këtë sezon, që jo vetëm nuk e aktivizon sulmuesin e talentuar në fushë, por zgjedh ta lërë edhe në tribunë.

Nisur nga kjo çështje, “Instagrami” i komentatores shqiptare u vodh dhe atje u dol hapur se autorësia ishte nga mbështetësit e Zhegrovës.

Madje në një moment u tha se nëse Krelani e dëshironte sërish profilin e saj, atëherë duhej t’i kërkonte falje hapur Zhegrovës. Për të vazhduar më pas edhe me disa postime të tjera të pahijshme.

Mirëpo Qëndresa Krelani arrit ta rikthej përsëri llogarin e saj dhe me një mesazh të postuar në InstaStory ka bërë të ditur se çfarë ka ndodhur me llogarinë e saj.
Ajo ka kërkuar falje rreth postimeve dhe mesazheve të ndryshme që ju kanë shkuar ndjekësve të saj.

Qeqa me fjalët e zgjedhura ka ngacmuar indirekt edhe Zhegrovën.

“Lojtar ka shumë. Futbollista ka pak. Juve lojtarëve reklamues të Instagramit vetëm mund t’ju them një shprehje që ma ka mësuar babi im i ndjerë futbollist: “Një futbollist që puth më shumë femra se tituj, nuk është futbollist”, ka shkruar ajo.