Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Deçanit, Leonora Ukëhajdaraj, i ka publikuar disa pamje të jashtëzakonshme nga Qendra Rinore e Deçanit.
Kjo Qendër, e cila shtrihet buzë bjeshkëve të bukura të Deçanit, është atraksioni më i bukur për të rinjtë në Kosovë.
“Qendra Rinore, vendi i qytetarëve të Deçanit, i kulturës e trashëgimisë, i të rinjve, i sportistëve, i turistëve nga e mbarë shqiptaria, por edhe Evropa!”, ka shkruar Ukëhajdaraj.
Kjo qendër e rëndësishme në Deçan shërbën për promovimin e kulturës dhe turizmit, ndërkaq është bërë pikëtakim për të gjithë ata që dëshirojnë t’i shohin dhe ndjenjë nga afër bukuritë që ofron kjo zonë.
Numri i turistëve në Deçan është dukshëm më i madh se në komunat tjera dhe këtë e ka mundësuar edhe kjo qendër shumë e rëndësishme. /Ballkani.info/






