Qendra pediatrike që po ofron shërbime të shpejta në Prishtinë dhe një interier fantastik(FOTO)

Shërbimet pediatrik në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjarë në Prishtinë dukshëm janë përmirësuar nga vitet paraprake, përcjellë Ballkani.info.

Përveç se është shtuar numri i mjekëve që ka reduktuar edhe pritjet e pacientëve, këtu edhe analizat bazike fëmijëve u bëhen brenda pak minutave., dhe shërbime tjera më ultrazë duke mos paguar asnjë cent nga xhepi.

Këtë për Ballkani.info e ka konfirmuar edhe zëvendës drejtori i QKMF-së në Prishtinë Rrezart Halilaj.

“Gjatë pesë viteve të fundit, kjo qendër ka pësuar shumë ndryshime për të mirë”, ka pohuar Halilaj.
Përveç shërbimeve të tjera, Reparti pediatrik në këtë qendër ka një pamje krejtësisht tjetër.
Korridoret janë të ngjyrosura më vizatime të ndryshme që tërheqin vëmendjen e fëmijëve.

Përveç tjerash ka edhe televizor që ofron programe të ndryshme për moshën e të vegjëlve.

“Jemi dëshmitari të një ambienti krejtësisht ndryshe krahasuar me atë para pesë viteve, me një infrastrukturë të rehabilituar sipas standardeve bashkëkohore, të cilat e kanë ndryshuar ar tërësisht pamjen e kësaj njësie, risi këtu është ofrimi i ultrazërit të kërdhokave tek të fëmijët e porsalindur shërbim ky i cili nuk ka qenë më parë”, shtoi Halilaj.

Përveç shërbimeve të lartpërmendura QKMF-ja në Prishtinë ofron edhe shërbimin e vaksinimit për fëmijë i cili furnizim, bëhet përmes Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik./Ballkani.info