Qendra Evropiane e Meteorologjisë: Kosova mund të goditet nga të reshura të mëdha të shiut

Qendra evropiane e meteorologjisë (transmeton acu weather) jep alarmin se Kosova mund të goditet nga të reshura të mëdha të shiut ne 24 orët e ardhshme.

Gjatë ditëve të kaluara në Kosovë kanë mbizotëruar ditë të ngrohta, kurse ditëve të fundit temperaturat kanë rënë në -3 gradë.

Të reshura të borës ka pasur në disa vende të Kosovës.

Gjatë 24 orëve të ardhshme, Qendra Evropiane e Meteorologjisë, ka alarmuar se në Kosovë mund të ketë të reshura të mëdha të shiut, transmeton Ballkani.info.