Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha i ka reaguar Qendrës Europiane për Shtyp dhe Liri të Medias që e quajtën “sulmi mizogjen”, deklaratat e tij kundrejt juristes së mediave Flutura Kusari.
Ai tha se kritika nuk ka qenë asnjëherë në baza gjinore dhe se nuk e ka përmendur gjininë e saj.
“Asnjëherë nuk ka qenë kritika në baza gjinore, dhe nuk e gjeni asnjëherë që e kam përmend as gjininë e saj. Reagimet si kjo tregojnë që edhe disa organizata me renome kanë shku për lesh, sepse në mungesë të argumentit e kanë paketu kritikën time si sulm me bazë gjinore! Pfff “, ka thënë Basha.
Asnjëherë nuk ka qenë kritika në baza gjinore, dhe nuk e gjeni asnjëherë që e kam përmend as gjininë e saj.
— Dimal Basha (@dimalbasha) July 18, 2024
Reagimet si kjo tregojnë që edhe disa organizata me renome kanë shku për lesh, sepse në mungesë të argumentit e kanë paketu kritikën time si sulm me bazë gjinore!
Pfff🤦♂️ https://t.co/Gdthk1QdT6







