Qëllojnë me armë në Tushemisht, i zbulohet kokaina

Një person u arrestua dhe një tjetër u shpall në kërkim, pasi polici gjeti dhe sekuestroi 394 gramë Kokainë si dhe municion, në posedim të tyre.

Jurgen Papa, 24 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec u arrestua ndërsa A.P, 26 vjeç, banues në Tushemisht, Pogradec u shpall në kërkim.

Të dy, në fshatin Tushemisht, dyshohet të kenë qëlluar në ajër, me armë zjarri tip pistoletë.

Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 394 gramë kokainë, dhe 1 krehër pistolete me 9 fishekë.