Qëllohet me armë godina e njësisë administrative në Lezhë

Qëllohet me armë godina e njësisë administrative të Blinishtit në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 2:00 të mëngjesit, dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale.

Sipas policisë një person i armatosur, dyshohet me automatik ka qëlluar disa herë drejt institucionit.

Policia ka nisur hetimet dhe ka mbledhur provat në vendin e ngjarjes. Nuk ka ende asnjë emër konkret si i dyshuar për sulmin me armë por policia ka shoqëruar 10 persona.