Presidenti amerikan

Qëllimi i ri i Bidenit, 200 milionë vaksina në 100-ditëshin e parë si president

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka mbajtur konferencës e tij të parë zyrtare si president, të enjten.

Bideni ka hapur konferencën me deklaratën se qëllimi i tij i ri është marrja e 200 milionë dozave të vaksinave anti-COVID për të vaksinuar amerikanët brenda 100-ditëshit të tij në zyrën presidenciale.

“Unë besoj se mund ta bëjmë”, ka thënë ai, raporton BBC.

Pas një fillimi të ngadalshëm nën presidencën e Donald Trumpit, vaksinimi ka filluar të ngritet.

Rreth 2.5 milionë vaksina po jepen çdo ditë në SHBA, gjë që e çon afër qëllimit të tij Bidenin.