“Që pesë orë gjyshja te frizerka”, “Dilni matni gjyshet”, shakatë në rrjete sociale për “Miss gjyshen”

Kandidatët për kryetar të komunave kanë dhënë disa premtime interesante. Qytetarët i kanë ktheyer premtimet në humor në rrjete sociale.

Një premtim i tillë u dha për herë të parë në Kosovë.

Kandidati i LVV-së, për kryetar të Komunës së Ferizajt, Valon Ramadani doli me një premtim më ndryshe se kandidatët tjerë.

Derisa zotimet tek të tjerët bazohen tek rinia e gjenerata e mesme, Ramadani ka në planet e tij edhe moshën e shtyer.

Gratë e kësaj moshe sipas tij, do të kenë mundësi që të garojnë edhe në konkurs bukurie.

Ky premtim ndoshta është serioz nga kandidati i LVV-së, mirëpo si i tillë nuk po shihet edhe nga disa qytetarë në rrjete sociale.

Sipas një qytetari, tanimë ka filluar interesimi për regjistrim në këtë konkurs.

Se cilat janë pyetjet dhe çfarë përgatitje nevojiten i ka treguar një qytetarë tjetër.

Dikush e ka kaluar këtë fazë, ndërsa tani është duke u përgatitur për konkurs.

Madje interesimi në këto sallone është rritur dukshëm tashmë.

Edhe një deklaratë të kryetarit të Kuvendit të Kosovës u riaktualizua pas intervistës së Ramadanit.

Kjo garë po shihet interesante e e vlefshme edhe nga qytetarët e komunave të tjera.

E dikush po shprehet i bindur se fituesja e kësaj gare veç se dihet.

Ky konkurs po shihet si mundësi e mirë për ta shfrytëzuar edhe pensionin e tyre.

Videon e plotë mund ta shihni duke klikuar KËTU.