Janë miratuar masat e reja antiCOVID në vend, pas rritjes së numrit të rasteve të reja pozitive me koronavirus.
Në masat e reja bënë pjesë edhe kërkesa për dëshmi të vaksinimit antiCovid me tri doza, për të hyrë brenda territorit të Republikës së Kosovës, raporton Ballkani.info
Sipas masave të reja, çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës duhet të posedojë një nga dëshmitë e mëposhtme:
2.1 Certifikatën e vaksinimit me tri (3) doza (ose me një dozë të vaksinës Janssen dhe mdozë përforcuese) kundër COVID-19;
2.2 Certifikatën e vaksinimit me dy doza (ose me një dozë të vaksinës Janssen) kundër COVID-19, bashkë me testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më herët se 48 orë para nisjes (për udhëtarët që hyjnë në rrugë ajrore) ose 48 orë para mbërritjes në pikën kufitare (për ata që hyjnë në rrugë tokësore).








