Që 8 vjeç nisi të agjëronte, koronavurisi bëhet shkak që për herë të parë 110-vjeçarja të mos fal në xhami namazin

110 vjeçarja, Xhemile Susuri, edhe pse personi ndoshta më në moshë jo vetëm në Kosovë, deri para pak vitesh ka agjëruar muajin e Ramazanit, ndërkohë këtë herë ishte rasti i parë që namazin e Fiter Bajramit nuk e fali në xhaminë e fshatit për shkak të pandemisë COVID-19.

Ajo ka filluar që të agjërojë për herë të parë në jetën e saj në moshën 8 vjeç, ndërsa në xhami i ka falur të gjitha Bajramet.

Përkundër moshës, e moshuara Xhemile ende bën punime të dorës dhe ujit lulet në oborrin e shtëpisë.

Ajo thotë se puna fizike përfshirë edhe muajin e Ramazanit e ka bërë të jetë e shëndetshme.

Xhemile Susuri ka lindur në vitin 1910 në Bele të Kukësit në Shqipëri dhe më vonë u martua në Zhur të Prizrenit, ku dhe jeton akoma.