Qatar Charity reagon për shkrimin e Blerim Latifit, e quan shpifës, fyes e denigrues

Qatar Charity ka reguar në adresë të mediave, përfshirë edhe Ballkani.info pas botimit të një postimit të analistit Blerim Latifi.

Qata Charity e ka demantuar Latifin i cili përmës një shkrimi në Facebook, e që u botua nga shumë media, tha se kjo “organizatë merr pjesë në aktivitete terroriste nëpër botë”.

Në reagimin e Qatar Charity, thuhet se shkrimi i Latifit është shpifës, fyes e denigrues dhe nuk ka fare të bëjë me të vërtetën.

Gjithashtu ata kanë paralajmëruar se po e mendojnë ndërmarrjen e hapave ligjorë në kuptim të mbrojtjes së reptuacionit dhe emrit të mirë të organizatës.

“Me këtë rast – bëjmë demantimin e shkrimit të z. Latifi për shkak se ky shkrim – është shpifës, fyes, denigrues dhe nuk ka fare të bëjë me të vërtetën. Andaj – nuk do të trajtojmë asnjërin nga pretendimet e z. Latifi veç e veç, për shkak se ndaj tij, Qatar Charity veçse është duke analizuar dhe shikuar mundësinë e ndërmarrjes së hapave ligjorë në kuptim të mbrojtjes së reptuacionit dhe emrit të mirë”, thuhet në reagimin e Qatar Charity. /Ballkani.info/