Qalaj: Jam i nderuar që ju bashkova PDK-së, politika e degradoi Policinë dhe AKI-në!

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka konfirmuar zyrtarizmin e tij në Partinë Demokratike të Kosovës.

Qalaj, në një konferencë të përbashkët për media me kryetarin, Enver Hoxhaj, ka dhënë kritika në drejtim të politikës.

“Unë sot jam i nderuar që nga sot do të jem anëtar i PDK-së, partisë së rimëkëmbjes. Në këtë parti kam pasur dhe kam shumë shokë. Të cilët në shumë etapa kanë kontribuar për lirinë e vendit.

E kam pas të vështirë ta marrë këtë vendim dhe të jap dorëheqje nga policia e Kosovës. Mirëpo, filloi një degradim në polici dhe AKI. Por duke parë që nga ky degradim po vije nga politika, u kyça në politik që të kontribuoj në forcimin e institucioneve të sigurisë dhe politika mos të ndikojë në mbarëvajtjen e punës”, ka deklaruar ai.