Qalaj: Është fakt që veteranët nuk janë trajtuar kurrë ashtu siç duhet

Rashit Qalaj, deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, është deklaruar rreth çështjes së pagës minimale e cila po diskutohet në seancën e sotme parlamentare.

Qalaj, tha se kjo çështje është e rëndësishme sidomos për një pjesë të shoqërisë e cila jeton në kushte të vështira.

“Po flasim për një projekt ligj i cili është më i rëndësishmi për popullin e Kosovës, sidomos për një pjesë që jetojnë në kushte të vështira”, tha ai.

Tutje, Qalaj u shfaq kritik ndaj rritjes së pagës minimale, duke thënë se, sipas tij, nuk mund të konsiderohet që ka rritje të pagës minimale kur shihet sa është vlera e pagës minimale sot në treg dhe sa është vlera e pagës se propozuar.

“Nëse e analizojmë se sa ka qenë vlera e pagës minimale në fuqi në treg, dhe sa është e kësaj pagës minimale te propozuar, besoj që nuk mund te flasim për rritje. Nëse flasim për vlerën, nuk parë gjendjen me rritje të çmimeve, ekonomi, më së paku mund te flasim për rritje të pagës. Kisha kërkuar që paga minimale, të jetë me e lartë se 300 euro, edhe prapë nuk do të ishte e mjaftueshme”, tha ai.

Me tej, Qalaj shtoi se, ka qenë gabim t’i ndalohet veteranit të punojë dhe se ai nuk do ta votonte kurrë ketë ligj.

“Besoj që po të ishin edhe veteranët të përfshirë, nuk do të flisnim për veteranët. Veteranët e Kosovës, besoj që nuk do duhej të kishin ndasi politike, sepse kemi në të gjitha partitë politike. Problemi është tek ligji bazik, është fakt që ka qenë gabim, është gabim, veteranit ju ka ndalu të punojë. Kurrë se kisha votuar atë ligj, kur një veteranit i ndalohet të punojë, është gabimi më i madh që ka mundur të ndodhë ndonjëherë”, shtoi ai.

Ai përfundoi se, veteranët nuk janë trajtuar kurrë siç duhet dhe se atyre duhet tu mundësohet të punojnë.

“Kur ne mburremi me veprën e dëshmorit tanë, ne duhet të i trajtojmë kategoritë e dala nga lufta, ashtu siç e meritojnë. Është fakt që veteranët nuk janë trajtuar kurrë ashtu siç duhet. Ne si shoqëri ua kemi borxh veteranëve, të trajtohen se paku më mirë se sa trajtohen tash.  Veteranët i kemi keq, dhe e dyta është të u mundësojmë të punojnë”, përfundoi Qala