Qalaj e ministri i Brendshëm vizitojnë policët e plagosur në aksionin në veri

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj bashkë me ministrin e Brendshëm, Ekrem Mustafa kanë vizituar sot policët e plagosur në aksionin në veri.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Mustafa përmes një postimi në Facebook.

Mustafa i ka uruar shërim të shpejtë policëve, të cilëve u ka shprehur edhe mirënjohje për profesionalizmin e treguar.

Ky është postimi i Mustafës në Facebook:

Bashkë me drejtorin e Pergjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj vizituam policët e plagosur sot në aksionin e institucioneve të sigurisë kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës në disa lokacione të vendit.

Pjesëtarëve të Policisë së Kosovës ju urova shërim të shpejtë dhe shpreha mirënjohjen time për profesionalizmin e treguar gjatë aksionit të sotëm.

Si ministër i Punëve të Brendshme mbetem i përkushtuar në luftën e pakompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.