Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i ka dhënë mundësinë Listes Serbe që të marrë pjesë në zgjedhjet e 19 majit që mbahen në katër komunat veriore të Kosovës.
Ballkani.info ka siguruar vendimin ku pranohet ankesa e Listës Serbe dhe hidhet poshtë vendimi i KQZ-së.
Lista Serbe nuk u certifikua nga KQZ për të marrë pjesë në zgjedhjet e 19 majit në komunat Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, pasi dy anëtarë të Lëvizjen Vetëvendosje votuan kundër, duke dhënë si arsyetim mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës. Si argument, ata kanë përdorur letrat e dorëheqjeve ku ish-kryetarët i referohen Kosovës si “Kosova i Metohija”.












