PZAP do të punojë me orar të zgjatur shkaku i zgjedhjeve

Kryesuesi i Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtres, Shukri Sylejmani ka thënë se PZAP ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për kryerjen e të gjitha aktiviteteve që janë në mandatin e PZAP-së

Ai ka bërë të ditur se të gjithë anëtarët e PZAP dhe stafi i sekretariatit janë të gatshëm për shqyrtimin e të gjitha ankesave dhe apeleve që dalin nga këto zgjedhje.

Sylejmani gjithashtu tha se PZAP do të punojë me orar të zgjatur.

“PZAP punon me orar të zgjatur të punës 7 ditë javës deri në orën 18:00”, tha Sylejmani.

Ai u zotua se do të përmbushin të gjitha obligimet që janë të përcaktuara me memorandum.