Presidenti serb

Pyetja që e bëri nervoz Vuçiqin dhe përgjigjja në afekt: Si ndiheni që Kroacia fiton medalje vazhdimisht, kurse futbollistët serbë eliminohen në grup…

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë daljes së fundit publike ka folur për shumë gjëra, ndër temat që ka qenë futbolli.

Presidenti i Serbisë akuzoi “Yllin e Kuq” dhe Partizanin për “shantazh ndaj Serbisë”, por ai nuk u ndal me kaq.

Në një moment, gazetari i bëri një pyetje reale presidentit serb, transmeton Ballkani.info.

“Si ndiheni kur Serbia bie nga grupi në Kupën e Botës së futbollit dhe Kroacia fiton medaljen e bronzit për herë të dytë, dhe atë pas katër vitesh para se të merrte medaljen e argjendtë të Botërorit?”, tha gazetari.

Vuçiq e pa atë si një mundësi për t’u përgjigjur me emocion, ashtu si mund të përgjigjet një tifoz. I vetmi ndryshim është se ai është burrë shteti.

“Dhe si ndihen ata kur ne fitojmë gjithçka në basketboll dhe ata nuk fitojnë asgjë? Çfarë do besh, do t’i përgëzosh… Unë nuk jam një fans i madh i Kroacisë, ndryshe nga disa të tjerë. Unë e dua vetëm Serbinë dhe e mbështes Serbinë”. /Ballkani.info/