Pyetet nëse Stresi do të jetë pjesë e koncertit të tij, Noizy lë të dyshohet me reagimin që bën

Noizy në muajin gusht do të realizojë një koncert në mes të Tiranës.

Në këtë koncert do të jenë të ftuar një sërë emrash të njohur, si nga tregu vendor ashtu edhe nga ai ndërkombëtar.

I ftuar së fundmi në një intervistë për Radio Televizionin Shqiptar, artisti u pyet nëse do të jetë edhe Stresi.

Krijuesi i hitit “Na jena OTR” nuk ka dhënë një përgjigje të saktë, duke lënë të nënkuptohet që edhe mund të jetë.

Ndërsa Stresi bëri një reagim në lidhje me këtë duke shtuar: “Sa do doja të isha”.

Dy këngëtarët i kanë dhënë fund armiqësisë së tyre pak vite më parë.